Në Dhomat e Specializuara të Kosovë dëshmon dëshmitari i 62-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili mban kodin 03878 në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Prokurori Matt Halling e lexoi një përmbledhje ku tha se dëshmitari ishte arrestuar dhe rrahur nga ushtarët e UÇK-së në fillim të 1999-ës.
“Dëshmitari i ZPS-së është arrestuar nga ushtarët e UÇK-së në fillim të viti 1999. Dëshmitari është rrahur keqazi brenda një periudhë tri javore mbi të cilën ai u transferua dhe u lirua. Dëshmitari 03878 ka vuajtur lëndime dhe plagë të rënda dhe që kanë zgjatur në kohë si rezultat të ndalimit dhe keqtrajtimit të tij”, ka theksuar ai.
closevolume_off
Ky dëshmitar është duke dhënë dëshmi me video-lidhje si dhe është me masa mbrojtëse. Kryetari i trupit gjykues, e pyeti dëshmitarin nëse dëshiron t’i heq këto masa, por ai refuzoi kështu që identiteti i tij është i mbrojtur.
Disa pyetje prokurori i bëri në seancë publike ku dëshmitari pohoi se në vendin ku ishte mbajtur i ndaluar kishte roje me armë e po ashtu rrahjet u kryenin me dritë ndezë.
Gjatë kohës sa kanë qenë të ndaluar dëshmitari ka mohuar të ketë qenë para ndonjë gjykatësi. Ai ka theksuar se nuk kanë pasur akuza zyrtare. Më pas, për mbrojtjen e dëshmitarit, pyetjet e tjera prokurori kërkoi që t’i shtrojë ne seancë private dhe kjo u aprovua nga trupi gjykues.
Sipas gjyqtarit Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth një ditë e gjysme.