Die. Nën 24th, 2024

Me të mbërritur në Kosovë 41-vjeçares i ndodh e papritura

Sot rreth orës 10:00 gjatë hyrjes në Kosovë përmes Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, është ndaluar një person i gjinisë femërore.

Media mëson se, personi me iniciale F.M., mosha 41-vjeçare, ishte në kërkim dhe ndaj të njëjtës kishte urdhër arrest për veprën penale “Sulm”, urdhëresë kjo e lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë.

Më pas, e arrestuara është dërguar në stacionin policor në Pejë.

Sipas të njëjtave burime, ajo do të qëndrojë aty deri në momentin kur të krijohen kushtet që të paraqitet para gjyqtarit i cili ka lëshuar udhër arrest.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *