Pre. Nën 22nd, 2024

Media gjermane shkruan për ultimatumin 24 orësh të Vuçiq për NATO-n: Serbia e kërcënon Kosovën me luftë

Mosmarrëveshja mbi reciprocitetin e targave midis Serbisë dhe Kosovës mund të shndërrohet në një konflikt të ri të armatosur midis aleatëve të Rusisë në Beograd dhe qeverisë së mbrojtur nga NATO në Prishtinë brenda pak orësh, shkruan media gjermane Bild, transmeton “Bota sot”.

Të dielën në mbrëmje, Serbia vuri në gatishmëri një pjesë të ushtrisë së saj.

Arsyeja e tensioneve: Që nga mesi i shtatorit, vizitorëve serbë në kufirin me Kosovën u është dashur të ndërrojnë targat e tyre me targa të përkohshme kosovare në mënyrë që të shkojnë në Kosovë.

Qeveria në Prishtinë reagoi me rregulloren për faktin se Serbia nga ana e saj nuk i njeh targat e futura nga Kosova pas shpalljes së pavarësisë në 2008.

Por serbët nga Kosova po refuzojnë të ndërrojnë targat e tyre. Si rezultat, qeveria e Kosovës dërgoi një njësi speciale të policisë në vendkalimet kufitare Jarinje dhe Bërnjak një javë më parë për të zbatuar rregulloren e targave.

Serbët e Kosovës po bllokojnë dy rrugët më të rëndësishme për në Mitrovicë, qytetin më të madh të pakicës serbe në Kosovë.

Ushtria serbe ka disa ditë që po lëviz tanket në kufi me Kosovën, duke folur për një “provokim” nga Kosova, ndaj të cilit ata do të reagojnë. Dje, jashtë kufirit dhe nën brohoritjet e serbëve nga Kosova, fluturuan avionë luftarakë rusë MiG-29.

Në mbrëmje presidenti serb, Aleksandër Vuçiq njoftoi se vendi i tij do të “luftojë për popullin tonë” për t’i dhënë fund “trazirave kundër serbëve” në Kosovë. Vuçiq fjalë për fjalë: “Nëse nuk luftojmë, nuk mund të arrijmë asgjë”,

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *