Die. Nën 24th, 2024

Mehaj: FSK po operon me kontingjentin e specializuar në provincën Hatay, rajonin më të prekur nga tërmeti

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë një takimi që ka pasur ditën e sotme me stafin e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, zyrtarët civil, këshilltarët bilateral dhe të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s ka informuar rreth operacionit të kërkim-shpëtimit në Turqi.

Ai tha se FSK-ja po operon me kontigjentin e specializuar në provincën Hatay, që është rajoni më i prekur nga tërmeti. Duke bërë të ditur se deri më tani ushatrët tanë kanë shpëtuar katër persona.

Postimi i plotë:

Në takim me stafin e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, njoftova zyrtarët civil, këshilltarët bilateral dhe të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) rreth operacionit të kërkim-shpëtimit në Turqi.

Aktualisht po operojmë me kontigjentin e specializuar të FSK-së në provincën Hatay, që është dhe rajoni më i prekur nga tërmeti shkatërrimtar.

Ushtarakët tanë profesionistë në fushën e kërkim-shpërtimit kanë shpëtuar deri më tani katër persona, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e ndërtesave, së bashku me ekipet turke dhe forcat e shteteve të tjera.

Urojmë që të ketë të tjerë të mbijetuar, ndërsa pjesëtarët tanë të vazhdojnë me vullnet e përkushtim kërkimin dhe shpëtimin e tyre.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *