Die. Nën 24th, 2024

Mehaj pas shpëtimit të foshnjës nga FSK-ja: Krenar me djemtë dhe vashat tona!

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka reaguar pas lajmit se FSK-ja gjatë operimit të tyre në Turqi kanë shpëtuar një fëmijë të moshës dy vjeçare dhe janë dukë bërë përpjekje për të shpëtuar edhe nënën e saj që ka mbetur në rrënoja.

Mehaj përmes një postimi në Facebook, është shprehur i lumtur dhe krenar për djemtë dhe vashat tona që janë pjesë e ekipit të shpëtimit në Turqi.

Postimi i plotë:

Ekipi i FSK-së ka arritur të nxjerr nga rrënojat një fëmijë të moshës 2 vjeçare

Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë.

Në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dy vjeçare, dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja.

Ekipet tona gjatë operacionit kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë.

Krenar me djemtë dhe vashat tona!

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *