Pre. Nën 1st, 2024

Mehaj poston foto tregon se si ushtarët e FSK-së e festuan Pavarësinë në Turqi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bëri të ditur se të premten kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Hatay të Turqisë është vizituar nga ushtarakë turq për t’u uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Mehaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se miku më i mirë është ai që ke përkrah në ditë të vështirë!.

“Kontingjenti ynë festoi 15 vjetorin e Pavarësisë në Hatay të Turqisë.

Edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme, ushtarakë të forcave turke gjetën kohë të vizitojnë ushtarakët tanë në zonën e operacionit të kërkim- shpëtimit, për t’u uruar Ditën e Pavarësisë.

Gjithashtu, komandot e forcave turke në shenjë mirënjohje e falënderimi për gjithë mbështetjen e ofruar nga shteti dhe ushtria jonë dhuruan flamurin e Republikës së Turqisë.

Miku më i mirë është ai që ke përkrah në ditë të vështirë!”, shkruan ministri Mehaj.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *