Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar sot ambasadorin britanez në Kosovë, Nicholas Abbott.
Ai ka falendëruar atë për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Britanisë në ofrimin e trajnimeve për ushtarët e FSK-së, shkollimit pëe oficerë dhe investimin në projekte të rëndësishme për Ministrinë e Mbrojtjes.
“Në kuadër të këtij bashkëpunimi sot takova Ambasadorin e Britanisë, Nicholas Abott, me të cilin diskutuam rreth projekteve të cilat janë duke u realizuar dhe atyre që pritet të fillojnë, si dhe mundësisë së mbështetjes financiare nga qeveria britanike për projektet që planifikojmë t’i realizojmë në të ardhmen” shkroi mehaj në Facebook.
Ministri i Mbrojtjes bëri të ditur se vazhdojnë të mbesin të përkushtuar në bashkëpunimin e ngushtë me shtetet partnere të Kosovës, me qëllim të ngritjes së infrastrukturës së nevojshme për ushtrinë e vendit.