Mër. Nën 27th, 2024

Mehaj viziton nënën e dëshmorit, e cila ishte rrahur nga ana e infermiereve në Pejë

Ministri, Armend Mehaj ka vizituar të moshuarën, e cila ditë më parë është keqtrajtuar nga ana e disa infermiereve në një shtëpi për të moshuar.

Mehaj në Facebook ka shkruar se nënat e ushtarëve të UCK-së, janë më meritoret për lirinë e vendit.

“Ne nuk guxojmë t’ia lejojmë vetes e as pasardhëve tanë që t’i harrojmë ato, të harrojmë sakrificën dhe qëndresën e tyre, e aq më pak nuk guxojmë as të mendojmë të mos t’i respektojmë. Kjo nuk na falet, këtë nuk guxojmë ta falim”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *