Pre. Nën 29th, 2024

Merdara e Bërnjaku të mbyllur, Jarinje ende e bllokuar për qytetarët me dokumente të Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se pika kufitare në Jarinje është e bllokuar për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, në përditësimin e QKMK-së, figuron se pikat kufitare në Merdarë dhe në Bërnjak janë ende të mbyllura.

Pikat tjera kufitare nuk rezultojnë të mbyllura ose të bllokuara për personat shtetas të Kosovës, megjithëse pritje për të dalë nga to, nuk ka dhe aq.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *