Pre. Nën 22nd, 2024

Mërgimtarët mbesin të bllokuar në Serbi, afër Merdarës

Mbrëmjen e sotme, një grup prej rreth 20\30 personash serbë kanë bllokuar pikën kufitare në Merdarë.

Bëhet fjalë për pjesën nga Kurshumlia në drejtim të pikës kufitare, afërsisht 2 kilometra larg kufirit.

IndeksOnline mëson se janë bërë 1 orë prej se mërgimtarët kanë mbetur të bllokuar dhe nuk po u lejohet lëvizja para e as kthimi prapa.

Pra komunikacioni nuk është duke u zhvilluar në asnjërën anë të vendkalimit kufitar dhe kolona të gjatë të automjeteve janë formuar si nga drejtimi i Kosovës për në Serbi, ashtu edhe në drejtim të Kosovës nga Serbia, bëjnë me dije burimet e IndeksOnline.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *