Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve si vijon:
B.L., i dyshuar për shkak të veprës penale ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 të KPRK-së.
SH.SH., dhe S.S.1, të dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së; falsifikimi i dokumenteve zyrtare nga neni 434 paragrafi 1 të KPRK-së; gjithashtu, SH.SH., i dyshuar për shkak të veprave penale në marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2të KPRK-së; keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.
G.B, dhe A.Ç., të dyshuar për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
L.V. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së; ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së.
G.S. dhe S.S.2, të dyshuar për shkak të veprës penale në vazhdim fajdeja në bashkëkryerje nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, gjithashtu,
G.S., i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 33 të KPRK-së; ushtrimi i ndikimit nga neni 424 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së; pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare nga neni 386 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.5 të KPRK-së.
Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) të dyshuarve: B.L., SH.SH., G.B., S.S.1, L.V., G.S., dhe S.S.2, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë