Deputetja e zgjedhur, Mimoza Kusari-Lila, e cila kandidoi në listën e Vetëvendosjes, tha se përpjekjet për formimin e Qeverisë Kurti 3 po vazhdojnë.
Për Euronews Albania ajo tha se kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, bashkë me dy deputetët e tij kanë “shprehur gatishmërinë” për të votuar për formimin e qeverisë, ndërsa për votat nga komuniteti joshumicë, ajo tha se i kanë tetë vota.
“Nga 10 deputetë të pakicave joserbe, 3 nuk e kanë dhënë ende konfirmimin e plotë, kanë pasur kërkesa më të mëdha se sa mandati i tyre. Ka dyshime se ka presion edhe nga Lista Serbe për të parandaluar formimin e qeverisë Kurti 3 përmes shantazheve ndaj grupit të pakicave joserbe. Aktualisht janë 8 nga komunitet jo shumicë, edhe Limaj ka shprehur gatishmërinë për 3 deputetët e vet, bëhen 59, duke ngelur ende 2 mangët nga 61 i shumicë së thjeshtë parlamentare që duhen për qeverinë… Me trendin aktual nuk mund të kem parashikim pozitiv. Dua të besoj që do i kemi, por po e shoh me vështirësi”, tha ajo.