Ministria e Kulturës ka rihap tenderin për zhvillimin e projektit ideor të arkitekturës dhe inxhinierisë për ndërtimin e “Teatrit të Operës dhe Baletit të Kosovës”, në Prishtinë.
Për projektim të këtij projekti ministria ka paraparë vlerën 2.5 milionë euro.
Ndërsa sipas të dhënave në konkursin për projektim, vlera e ndërtiumit që e ka paraparë ministria është 50 milionë euro.
Në dosje të tenderit thuhet se ekzekutimi i shërbimeve për zhvillimin e projektit ideor dhe të hollësishëm, të arkitekturës dhe të inxhinierisë, për ndërtimin e ‘Teatrit të Operës dhe Baletit të Kosovës’, në Prishtinë, në Republikën e Kosovës. Shërbimet projektuese do të zbatohen në mënyrën më cilësore dhe sipas kërkesës; duke u bazuar në legjislacionin, rregulloret, kodet dhe normat/ standardet teknike [vendore dhe ndërkombëtare] në fuqi, si dhe bazuar në praktikat me të mira profesionalenë të gjitha rastet, vendore, rajonale dhe ndërkombëtare; në kufi të buxheteve dhe brenda afateve kohore të përcaktuara.
Ndërsa në një paragraf në këtë dosje thuhet:
“Vlera orientuese e programit te ndertimit eshte si ne vijim: ca. 50,000,000.00 [Pesedhjet milion euro].
Vlera e mësipërme shërben si referencë për lehtësimin e procesit të projektimit dhe nuk përfaqëson një kriter vlerësimi”, thihet në këtë dokument.