Sht. Nën 23rd, 2024

Ministri Faton Peci në Panairin Ndërkombëtar Bujqësor në Paris

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci me ftesë të autoriteteve franceze, ka marrë pjesë në edicionin e 60-të të Panairit Ndërkombëtar Bujqësor të Parisit.

Në kuadër të kësaj vizite, Ministri Peci ka marrë pjesë edhe në diskutimin ministror që në fokus kishte temën “Ndryshimet klimatike dhe kushtet sanitare për blegtorinë”.

“Në diskutimin ministror, i cili është organizuar gjatë kësaj vizite, potencova rolin dhe ndikimin e faktorëve klimatik në sektorin blegtorisë, si dhe përpjekjet dhe idetë bashkëpunuese për të adresuar sfidat brenda këtij sektori”, ka thënë Ministri Peci.

closevolume_off
Krahas pjesëmarrjes në panair dhe diskutimit ministror, Ministri Peci ka vizituar edhe Ekspozitën Ndërkombëtare Bujqësore, e cila shërbeu si një platformë për të eksploruar bashkëpunime të mundshme, për të ndarë praktikat më të mira, si dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e bujqësisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *