Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka ka prezantuar punën 2 vjeçare të tij.
Me një videomesazh, Damka ka njoftuar lidhur me projektet, marrëveshjet dhe investimet e bëra nga MZHR.
“Të arriturat e Ministrise se Zhvillimit Rajonal për 2 vitet e fundit.
• Jan realizuar 33 projekte të investimeve kapitale në 34 komuna, në vlere afër 2.3 Milion €.
• Edhe në kët vit MZhR ka nënshkruar 14 marrëveshje me 14 Komuna për investime kapitale. Ku përmes kësaj thirje Komunat kan përfituar afër 1.7 Milion €.
• Përveq investime kapitale në komuna jan përkrahur edhe bizneset mikro dhe të mesme, ku kan përfituar 501 biznese dhe janë gjeneruar rreth 1135 vende të reja pune, me një financim afër 5 Milion Euro.
• MZhR ka nënshkruar kontrata me 70 OJQ ku jan zbatuar 70 projekte që kane përfituar rreth 200 te rinje dhe gra.
Ministria jonë për periudhën 2020-2030 synon ta vendos ne nivel më të larta bashkepunimin rajonal, ta forcojë sistemin për matjen e performancës rajonale, projektet e suksesshme të realizuara, hartimin e politikave për zhvillim rajonal, programet për zhvillim rajonal dhe qasja në fondet e BE-së” thuhet në njoftimin e Damkas.