Hën. Nën 25th, 2024

Ministri i Qeverisë Kurti shkon në Veri me Njësinë Speciale

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar sot Veriun e Kosovës, i shoqëruar nga Njësia Speciale e vendit.

Gjatë kësaj vizite ai realizoi një seri takimesh, teksa u shpreh se mbështetja e Komunave të Republikës së Kosovës është prioritet i MAPL-së.

“Mbështetja e Komunave të Republikës së Kosovës është prioritet për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe në veçanti për grupet më të ndishme të shoqërisë për të cilat kemi ndarë fondet adekuate.

Në Zubin Potok vizituam Zyrën për Komunitete i shoqëruar nga zëvendëskryesuesi i kuvendit komunal z. Vedat Mehmeti bashkëbiseduam me zyrtarët e zyrës komunale për komunitete për mundësinë e mbështetjes së qytetarëve në projekte të ndryshme infrastrukturore dhe socio-ekonomike, poashtu takuam familjet e kësaj zone dhe bujkun Ahmet Uka” shkroi në facebook Ministri Krasniqi.

Tutje, ai njoftoi se vizitoi gjithashtu edhe pikat doganore në Bube dhe Bërnjak, duke parë kështu qarkullimin që bëhet në këto pika.

“Gjithashtu i shoqëruar nga Milot Gashi pjesëtar i kabinetit të MPB-së, vizitova pikat doganore Bube 32 dhe Bërnjak 16, për të parë nga afër qarkullimin e lirë të qytetarëve tanë atje me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe qarkullimit më të lehtë” përfundoi Krasniqi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *