Këtë të enjte, Komuna e Mitrovicës së Veriut do të mbajë një takim me temën: “Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi midis intstitucioneve dhe shoqërisë civile”.
Sipas njofitmit, në panelin e diskutimit do të jenë ministri i Administrimit Lokal- Elbert Krasniqi, Veton Elshani- zëvendësdrejtor i policisë për rajonin e Mitrovicës, Erden Atiq- kryetar i Mitrovicës së Veriut.
Tutje, sipas njoftimit të ftuar do të jenë edhe shoqëria civile, aktivistë dhe grupet e interesit