Sht. Nën 23rd, 2024

Ministri Krasniqi: S’kemi pranuar asnjë peticion për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se nuk kanë pranuar asnjë peticion të ndonjë nisme qytetare për largimin e kryetarëve nga komunat në veri.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se deri tani nuk u është dorëzuar asnjë njoftim zyrtar.

“Udhëzimi Administrativ, përcakton qartë procedurën e inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativës së qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Secili qytetar apo grup qytetarësh me të drejtë vote në komunën përkatëse ka të drejtë të ndërmarrë iniciativën për largimin e kryetarit të komunës”.

“Kërkesa për largim duhet të nënshkruhet nga të paktën 20% e votuesve me të drejtë vote dhe duhet t’i përmbajë të gjitha elementet dhe të dhënat sipas këtij Udhëzimi Administrativ. Qytetarët e interesuar për inicimin e kësaj procedure, themelojnë grupin nismëtar i cili para se të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve duhet të njoftojë Kryesuesin e Kuvendit Komunal i cili më pas njofton MAPL-në dhe KQZ-në”.

“Jemi në dijeni rreth raportimeve në media se janë mbledhur nënshkrime nga ‘një grup nismëtar’. Megjithatë, ju njoftojmë se në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk kemi pranuar asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë nismë nga Kryesuesit e Kuvendeve Komunale të Komunave respektive apo anëtarët e grupit iniciues siç parashihet me këtë Udhëzim Administrativ”, ka thënë Krasniqi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *