Sht. Nën 23rd, 2024

Ministri Mehaj: Siguria nacionale u sfidua dhe u provokua nga Serbia

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka thënë se gjatës ditëve të kaluara siguria në Kosovë është sfiduar nga Serbia, duke provokuar tensione.

Mehaj ka treguar hapat që po ndërmerren për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt.

I pari i mbrojtjes në Kosovë theksoi se është detyrim ligjor mbrojtja e rendit kushtetues.

Ai me anë të një shkrimi të gjatë i ka renditur një nga një aktivitetet që po i zhvillon Ministria e Mbrojtjes.

“Gjatë ditëve të kaluara, mjedisi i sigurisë sonë dhe ai i sigurisë rajonale, u sfidua duke u provokuar situatë e tensionuar politike dhe e sigurisë nga Qeveria e Republikës së Serbisë.Në përputhje me kompetencat dhe detyrimet ligjore, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, realizojmë monitorimin, analizën , si dhe vlerësimin e pandërprerë , gjatë 24 orëve në 7 ditë të javës, të të gjitha kërcënimeve dhe rreziqeve që kanosin sistemin tonë të sigurisë dhe mbrojtjes”.

“Mbi bazën e këtyre vlerësimeve, planifikojmë edhe kapacitetet, masat, si dhe veprimet tona operacionale me vendimmarrjen e duhur.Ministria e Mbrojtjes bashkë me institucionet tona shtetërore, dhe në bashkëveprim dhe koordinim me KFOR-in, kemi detyrim ligjor për ruajtjen e rendit kushtetues të shtetit, institucioneve si dhe jetës dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të vendit”.

Shkrimi i plotë:

Qytetarë të dashur,

Gjatë ditëve të kaluara, mjedisi i sigurisë sonë dhe ai i sigurisë rajonale, u sfidua duke u provokuar situatë e tensionuar politike dhe e sigurisë nga Qeveria e Republikës së Serbisë.

Në përputhje me kompetencat dhe detyrimet ligjore, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, realizojmë monitorimin, analizën , si dhe vlerësimin e pandërprerë , gjatë 24 orëve në 7 ditë të javës, të të gjitha kërcënimeve dhe rreziqeve që kanosin sistemin tonë të sigurisë dhe mbrojtjes.

Mbi bazën e këtyre vlerësimeve, planifikojmë edhe kapacitetet, masat, si dhe veprimet tona operacionale me vendimmarrjen e duhur.

Ministria e Mbrojtjes bashkë me institucionet tona shtetërore, dhe në bashkëveprim dhe koordinim me KFOR-in, kemi detyrim ligjor për ruajtjen e rendit kushtetues të shtetit, institucioneve si dhe jetës dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të vendit.

Këtë jemi duke e realizuar me vendosmëri të plotë, krahas:

– Reformës ligjore, me procedimin e plotësim/ndryshimit të tri ligjeve themelore të Mbrojtjes;

– Projektligjeve për deminim humanitar, dislokim jashtë vendit dhe Policisë Ushtarake;

– Koncept-dokumentit për komponentën rezervë dhe Agjencinë e mbrojtjes së inteligjencës dhe sigurisë;

– Reformës në politikat e sigurisë shtetërore me hartimin e Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Strategjisë së Mbrojtjes;

– Shtimit të kapaciteteve njerëzore në FSK me përmbyllje të suksesshme të rekrutimit për vitin 2021;

– Planifikimin dhe shpalljen së shpejti të konkursit edhe për 850 ushtarë aktiv;

– Forcimin e mëtejmë dhe thellimin e bashkëpunimit me shtetet partnere në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë;

– Zgjerimin e bashkëpunimit me shtetet tjera partnere të ardhshme shumë të rëndësishme të vendit dhe Ministrisë së Mbrojtjes;

– Inicimin dhe zhvillimin në fazën e implementimit të konceptit të blerjeve ushtarake “ Shtet me Shtet” me shumë nga vendet tona partnere shumë të fuqishme;

– Inicimi dhe zhvillimi në proces e sipër i riformatimit dhe riorganizimit të Ministrisë së Mbrojtjes;

– Qeverisje e Mirë me transparencë dhe llogaridhënie të plotë në të gjitha nivelet e funksionimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së;

– Bashkëveprimi dhe koordinimi shumë i ngushtë dhe efektiv me NALT-in , KFOR-in dhe institucionet vendore të sigurisë;

– Projekte të prokurimit në investimet kapitale në proces final të realizimit, që do të avancojnë edhe më tej modernizimin e FSK-së;

– Forcimi i sistemit të komandim-kontrollit në të gjitha nivelet si dhe avancimi i gatishmërisë operacionale me ekzekutim dhe realizim efektiv dhe tejet profesional.

Të gjitha këto dhe shumë projekte dhe aktivitete tjera, bashkë me SHBA-në dhe partnerët, bëjnë të besojmë fuqishëm se jemi në dinamikën dhe drejtimin e duhur për të realizuar aftësitë dhe kapacitetet e plota operacionale të FSK-se sipas planit paraprak të tranzicionit.

Tranzicionit të FSK-së në ushtri profesionale, multietnike, të mirë-pajisur, mirë-trajnuar dhe e ndërveprueshme për përmbushjen me sukses të plotë të detyrave të saj kushtetuese dhe ligjore, si:

– Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës;

– Mbështetja ushtarake autoriteteve civile;

– Pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare.

Vazhdojmë tutje së bashku me ju qytetarë të dashur dhe miqtë tanë ndërkombëtar!

“Detyra, Nderi dhe Atdheu” janë maksima që na udhëheq secilin nga ne!

Na priftë e mbara drejtë të ardhmes sonë të sigurt!

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *