Sht. Nën 23rd, 2024

Ministri Mehaj thirrje të rinjve dhe të rejave të aplikojnë për t’u bërë pjesë e FSK-së: Do të zgjidhen më të mirët

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka inkurajuar të rinjtë dhe të rejat të aplikojnë në konkursin për pranimin e 840 ushtarëve të rinj në FSK.

Ai ka siguruar që procesi do të jetë fer dhe transparent dhe në përputhje të plotë të procedurave dhe kritereve, mbi parimin e mundësisë dhe shanseve të barabarta, ku do të zgjidhen vetëm “Më të mirët prej më të mirëve”.

Postimi i tij:

Qytetarë të dashur,

Të rinj e të reja të Republikës së Kosovës,

Kam kënaqësinë që edhe njëherë të ju ftoj, të konkurroni në konkursin për pranimin e 840 ushtarëve të rinj në FSK.

Ju ftoj ju, të gjithë të rinj e të reja të vendit tonë, të të gjitha komuniteteve pa dallim, që dëshirojnë të jenë pjesëtarë të FSK-së, që të na bashkohen për shërbim ndaj vendit.

Si Ministër i Mbrojtjes, të gjithë të interesuarve, ju garantoj proces fer dhe transparent, dhe në përputhje të plotë të procedurave dhe kritereve, mbi parimin e mundësisë dhe shanseve të barabarta, ku do të zgjidhen vetëm “Më të mirët prej më të mirëve”.

Forca e Sigurisë së Kosovës është Ushtria e vendit, forcë profesionale, multietnike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike.

Nga pozita e ushtarakut, ju rikujtoj se shërbimi në ushtrinë e vendit është detyrim i shenjtë, borxh dhe nder ndaj historisë, së tashmes dhe së ardhmes së vendit tonë dhe qytetarëve tanë.

Ju mirëpresim të gjithëve që çmoni të shenjta, Besnikërinë, Respektin, Shërbimin vetëmohues, Integritetin dhe Guximin, vlera ushtarake këto, të mishëruara në Detyrën, Nderin dhe Atdheun tonë.

Andaj, konkurroni pa hezitim, sepse FSK është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe shërbimi ndaj saj është obligim i përbashkët.

Ne do të jemi me ju gjatë gjithë kohës duke ju mbajtur vazhdimisht të informuar.
Mos hezitoni të adresoni gjithçka që është në interesimin tuaj për gjithçka që ndërlidhet me konkursin.

“Ushtari është Ushtria.

Asnjë Ushtri nuk është më e mirë se Ushtarët e saj.

Ushtari është gjithashtu Shtetas.

Në fakt, detyrimi dhe privilegji më i lartë i shtetësisë është të mbash armën për Atdheun”.
– General George S. Patton Jr.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *