Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), fton Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) të aplikojnë për përkrahje financiare përmes shpalljes së thirrjes publike për subvencionim për blerjen e makinerive prodhuese/përpunuese.
Sipas njoftimit tw MINT-it, përkrahja financiare e ofruar nga MINT/KIESA kap vlerën totale prej 1 milion dhe ka për qëllim zvogëlimin e deficitit tregtar përmes rritjes së kapaciteteve prodhuese të Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme (NMVNM), rritjen e investimeve, rritjen e eksportit, konkurrueshmërisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
”ranti do të ndahet në tri lot-e, si në vijim: Loti 1 – Ndërmarrjet Mikro (të punësuar deri në 9 punëtorë), Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve mikro është 400,000.00€, Loti 2 – Ndërmarrjet e Vogla (të punësuar 10 deri në 49 punëtorë), Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve të vogla është 400,000.00€, Loti 3 – Ndërmarrjet e Mesme (të punësuar 50 deri në 249 punëtorë) Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve të mesme është 200,000.00€”, thuhet nw komunikatë.
Po ashtu sipas MINT-it një Ndërmarrje Mikro, me të punësuar deri në 9 punëtorë, mund të përfitojë vlerën maksimale deri 20 mijë euro, ndwrsa Ndërmarrjet e Vogla, me të punësuar deri 49 punëtorë, mund të përfitojë vlerën maksimale deri 35 mijë euro dhe Ndërmarrjet e Mesme, deri 249 punëtorë, mund të përfitojë vlerën maksimale deri 50 mijë euro.
Njoftimi për thirrje publike, udhëzuesit dhe mënyra e aplikimit janë të publikuara në ueb-faqen e MINT-it dhe të KIESA-së:
Informata shtesë mund të merren përmes email adresës: sme.kiesa@rks-gov.net, jo më vonë se pesë (5) ditë para mbylljes së thirrjes publike.
Aplikimi bëhet përmes email adresës: nvm.kiesa@rks-gov.net.
Afati për dorëzimin e aplikacionit dhe dokumenteve përcjellëse është deri me datën 29.06.2023, në ora 16:00.