Pre. Sht 20th, 2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mohuar kategorikisht raportin e publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sa i përket përformancës së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në raport me Ministrinë e Drejtësisë. Sipas saj, pretendimet në këtë raport nuk qëndrojnë dhe se për këtë kanë pasur përpjekje për bashkëpunim dhe angazhim me KPK-në e KGjK-në, dhe me shoqërinë civile. Haxhiu, tha se IKD-ja është e informuar, raporton EO. closevolume_off “Mendoj që nuk qëndrojnë, është e vërtetë që për disa reformë ne kemi pasur mungesë të bashkëpunimit, për faktin se ju e dini tashmë ka qëndrime publike. Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial, nuk i kanë mbështetur amendamentet Kushtetuese për Vettingun, megjithatë ato janë në Kuvendin e Kosovës dhe për faktin që ata nuk kanë pasur si me thënë mbështetje për këto procese natyrisht se pastaj ka pasur edhe deklarata publike për të njëjtat”, u shpreh ministrja. “Duket që nuk i kanë informacionet e duhura, por ne kemi pasur përpjekje maksimale që të angazhohemi, që të kemi bashkëpunim edhe me shoqërinë civile madje Ministria e Drejtësisë gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me organizatat e shoqërisë civile por po ashtu edhe me gjithë partnerët tjerë. Kanë dërguar komente, i kemi marrë parasysh disa, disa për shkak të qëndrimeve ndryshe të shumicës së anëtarëve nuk kanë ecur tutje, por megjithatë ne jemi duke bërë përpjekje maksimale që sa më parë t’i dërgojmë këto ligje në Kuvend të Kosovës por para se t’i dërgojmë ato na duhen edhe disa konsultime me Këshillin Gjyqësor dhe pastaj do t’i publikojmë edhe për opinionin publik dhe për anëtarë tjerë të grupit punues dhe do të ecim tutje”, deklaroi tutje Haxhiu. Në lidhje me reformën në drejtësi që ka të bëjë më Këshillin Prokurorial, ministrja tha se nuk mund të veprojnë në bazë të asaj që dëshirojnë disa persona të cakuar. “Sa i përket reformës në Këshillin Prokurorial, në anën tjetër Këshilli Prokurorial e ka kundërshtuar reformën në Këshillin Prokurorial, por ne nuk veprojmë në bazë të tekeve të individëve. Ne kemi dhënë zotime para qytetarëve dhe kemi qenë të obliguar t’i shtyjmë përpara, prandaj edhe si Ministre e Drejtësisë, gjatë gjithë mandatit tim jam përpjekur që reforma që i kemi premtuar para qytetarëve t’i përmbushim”, ka thënë Haxhiu. IKD-ja në një konferencë për media të hënën ka prezantuar raportin me vlerësimin e përformancës së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, ku u tha se nuk mund të bëhet nga Komisioni për Vlerësimin e Përformancës. Drejtori ekzekutiv i këtij Instituti Ehat Miftaraj, ka thënë se Ministria e Drejtësisë, fatkeqësisht nuk po vepron në mënyrë ligjore për t’i përmbushur kërkesat për një proces transparent.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë, madje sipas tij, është trefish më i lartë sesa në vitin 2021.

Albin Kurti ka shkruar në Facebook se në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore.

“Buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë — trefish më i lartë sesa në vitin 2021. Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore — më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti në Facebook.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka dhënë detje për secilin projekt që është duke u zhvilluar në trashëgiminë kulturore në Kosovë.

Sipas tij, në pjesën e parë të këtij viti, kanë përfunduar restaurimet në: Kullën e familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës, Shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj, Mullirin e fshatit Majac të Podujevës i ndërtuar në shek. XIX, në Mullirin e Cal Malushit në fshatin Kotradiq të Pejës, në Ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë, në Muzeun e Hidroelektranës në Prizren, e kështu me radhë.

Ndërkaq, sipas Kurtit punimet po vazhdojnë e janë drejt përfundimit në: Shtëpinë e Hynilerëve në Prishtinë, në Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova në Shtëpitë tradicionale të Janjevës, e kështu me radhë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *