Die. Nën 24th, 2024

Ministrja e Jashtme gjermane: Kjo është arsyeja pse e mbështes dëshirën e Kosovës për anëtarësim në KiE

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë se pas vizitës së fundit që zhvilloi në Ballkanin Perëndimor e ka të qartë se rritja e bashkëpunimit me këto shtete është vendimtare. Për këtë, arsye ajo thotë se e mbështet aplikimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

“Vizita ime e fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor më bëri të qartë se sa vendimtare është intensifikimi i bashkëpunimit tonë me këto shtete në këtë moment vendimtar. Kjo është arsyeja pse ne mbështesim dëshirën e Kosovës për t’iu bashkuar familjes së shteteve anëtare të Këshillit të Europës”, ka thënë Baerbock, sipas një postimi të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë në Twitter.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *