Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ndër të tjerash vizitoi edhe Urën e Ibrit në Mitrovicë.
Bashkë me të ishin edhe ambasadori kosovar në Gjermani, Faruk Ajeti, kryetari Bedri Hamza dhe Milan Radojeviq.
Baerbock shfrytëzoi mundësinë për të diskutuar me kryetarët dhe me banorët përreth Ibrit.
Ndërkaq, ambasadori Ajeti e ka quajtur këtë takim si një shembull i ndritshëm i demokracisë në Ballkan.