Hën. Nën 25th, 2024

MINT-i synon tërheqjen e investimeve strategjike, e rekruton një ekspert gjerman me superpagë

epartamenti për Investime në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), me qëllim të tërheqjes së investitorëve të huaj dhe investimeve strategjike, e ka shpërblyer me kontratë një ekspert të jashtëm me një vlerë prej 74 mijë e 900 eurosh me kohë zgjatjeje të punës për 85 ditë.

Sipas dosjes së tenderit të publikuar në E-prokurimin, me këtë kontratë është shpërblyer gjermani Christian Timm Mittenëalderstrasse 26 Berlin DE 327701617. Timm është shpërblyer me kontratë nga ministria e udhëhequr nga Rozeta Hajdari, ku sipas përshkrimit në lotin 1 “ ai ka për detyrë , “Angazhimi i një ekspertit ndërkombëtar për finalizimin e Strategjisë Kombëtare për Investime (Politika Kombëtare për Investime) dhe Planit të Veprimit me Kostim’’.

Ndërsa konsulenti vendor për të cilin ministria e ka paraparë ta angazhoj në lotin 2 nuk është përzgjedh ende.

Më poshtë i gjeni informatat e përgjithshme:

Informata të përgjithshme

Departamenti për Investime në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka mision të avancojë hartimin e politikave dhe legjislacionit në fushën e investimeve strategjike dhe investimeve të Përgjithshme në Kosovë. Objektivë e Departamentit është krijimi i kushteve të favorshme biznesore për tërheqjen e investimeve të huaja dhe investimeve strategjike.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), është përgjegjëse për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Investime (Politikës për Investime).

Strategjia Kombëtare për Investime do të trajtojë mundësitë për tërheqjen e investimeve të huaja dhe atyre vendore në Kosovë. Fushat me prioritet do të jenë në përputhje me politikat sektoriale të sektorëve prioritar, Ligjin për investime të qëndrueshme, Strategjinë për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të biznesit 2030 dhe duhet të ndërlidhet me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2030. Këto politika dhe dokumentet strategjike do t’i paraprijnë analizave për sektorët që do të identifikohen për ivestime dhe do të përcaktohen fushat e ndërhyrjes. Kjo strategji, përveç sektorëve, duhet të identifikon zonat dhe hapësirat më me potencial për investime, përkatësisht do të ketë edhe synim promovimin e Kosovës për investitorë të huaj.

Në strategji duhet të adresohen edhe vështirësitë dhe pengesat që investitorët ballafaqohen, si dhe efektet në investime gjatë zhvillimeve dhe ndryshimeve të fundit globale, në aspektin ekonomik dhe të investimeve. Në këtë rast fokusi dhe politika e strategjisë do të jetë në përputhje me kërkesat e sektorit privat, me Objektivat e politikës së investimeve të BE-së, Agjendën e Gjelbër, si dhe duke marrë për bazë rekomandimet e Komisionit Evropian, si dhe masat e rekomanduara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në strategji duhet të adresohen edhe vështirësitë dhe pengesat që investitorët ballafaqohen, si dhe efektet në investime gjatë zhvillimeve dhe ndryshimeve të fundit globale, në aspektin ekonomik dhe të investimeve. Në këtë rast fokusi dhe politika e strategjisë do të jetë në përputhje me kërkesat e sektorit privat, me Objektivat e politikës së investimeve të BE-së, Agjendën e Gjelbër, si dhe duke marrë për bazë rekomandimet e Komisionit Evropian, si dhe masat e rekomanduara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në këtë drejtim, nevojitet mbështetje nga një ekspert/e ndërkombëtar/e, në mënyrë që t’i mundësojë MINT të transformojë vizionin në objektiva dhe masa të politikave konkrete dhe të matshme.

Politika për Investime dhe Plani i Veprimit përfshi kostimin, duhet të finalizohen në afat kohor jo më shumë se dhjetë muaj, nga data e kontraktimit. Procesi do të menaxhohet nga MINT, respektivisht Departamenti për Investime. Vlerësimi do të përfshijë edhe anëtarët e grupit punues që janë pjesë e procesit të hartimit të Politikës së Investimeve, si dhe palët tjera relevant që ndërlidhen me fushën e investimeve.

Qëllimi i angazhimit/detyrës
Qëllimi i këtij angazhimi është hartimi i një Strategjie moderne për Investime, duke përfshirë Planin e Veprimit tre vjeçar, si dhe planin e monitorimit dhe vlerësimit, që do të hartohet në një proces të bazuar në të dhëna të marra nga hulumtime kuantitative dhe kualitative, të dhënave sekondare, studimeve/praktikave/trendeve/zhvillimeve ndërkombëtare, si dhe me përfshirje të pjesëmarrësve relevant.

Kjo strategji do të jetë e ndërlidhur me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2030 (SKZH), Strategjinë për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Biznesit 2030, Ligjin për investime, si dhe me dokumentet tjera relevante që ndërlidhen me investimet e huaja apo vendore duke përfshirë këtu edhe investimet strategjike.

Dokumenti do të përfshin të gjitha komponentët që kërkohen për të siguruar hartimin e një dokumenti strategjik të përshtatshëm, sipas kërkesave të “Udhëzimit Administrativ (QRK) Nr. 07/2018 për Planifikimin dhe Hartimin e Dokumenteve Strategjike dhe Planeve të Veprimit”[1].

Fazat kryesore dhe komponentët e detyrës /angazhimit
3.1 Komponentët e detyrës/ angazhimit

Përveç tjerave, siç është e specifikuar ne UA (QKR) nr.07/2018, duhet të përfshijnë edhe :

Analiza të klimës aktuale për investime në Kosovë, si dhe krahasimin me vendet e rajonit dhe ato të BE-së
Përcaktimi i objektivave (bazuar në analizat e ndryshme) dhe fushave të intervenimit
Identifikimi i treguesve duke përfshirë vlerat dhe synimet
Hartimi i draftit fillestar të dokumentit Strategjik
Zhvillimi i planit të veprimit dhe kostimi i planit të veprimit
Finalizimi i draftit të parë të dokumentit Strategjik dhe planit të veprimit
Hartimi i planit të monitorimit dhe vlerësimit të strategjisë.
Finalizimi i draftit të Politikës së Investimeve pas fazes së konsultimeve.
3.2 Fazat kryesore të detyrës/anagazhimit

Finalizimi i draftit të parë të dokumentit Strategjik, që përfshinë: Rishikimin e politikave vendore si dhe të BE-së, legjislacionit dhe raporteve përkatëse, të draftojë strukturën e dokumentit strategjik, Organizimi i takimeve/intervista me përfaqësues të identifikuar, Analizat e përgjithshme për potencialin e investimeve (kualitative dhe kuantitative), së bashku me ekspertin/en vendor/e, udhëheq e punëtoritë e organizuara me grupin e gjerë punues në prezantimin e të gjeturave nga analizat, përcaktimi i objektivave dhe nën objektivave, fushave të intervenimit dhe treguesve dhe prezantimi i draftit të parë të dokumetit strategjik. Harton planit të monitorimit dhe vlerësimit të strategjisë.
Finalizimi i Politikës së Investimeve dhe Planit të Veprimit, që përfshinë:Zhvillimin e planit të veprimit (objektivat, aktivitetet dhe treguesit). Së bashku me ekspertin vendor udhëheq takimet e organizuara me grupin punues në zhvillimin e planit të veprimit dhe kostimin e tij. Finalizimi i draftit të Politikës së Investimeve dhe Planit të Veprimit pas konsultimeve publike.
Detyrat e Ekspertit/es ndërkombëtar
Eksperti/ja i/e angazhuar do të përkrah Departamentin e Investimeve si dhe grupin punues në finalizimin e Strategjisë Kombëtare për Investime 2030 (Politika e Investimeve) në të gjitha fazat deri te finalizimi të këtij dokumenti.

Gjatë hartimit të dokumentit, përmes angazhimit të ekspertit/es ndërkombëtar/e, synohet në:

Përmirësimin e kapaciteteve strategjike të stafit politikë bërës për hartimin, menaxhimin dhe zbatimin e politikave të investimeve;
Transferimit të njohurive analitike mbi diagnostifikimin, monitorimin dhe vlerësimin e sektorëve investues, si dhe për dimensionet kryesore aktuale të hartimit të politikës për investime;
Eksperti/ja do të koordinon punën me ekspertin vendor gjatë fazave të hartimit të strategjisë, dhe planit të veprimit , bazuar në metodologjinë dhe planin dinamik kohor të propozuar nga Eksperti dhe të miratuar nga Departamenti i Investimeve.
Eksperti/ja, për të gjitha aktivitetet e ndërmarra duhet të konsultohet me MINT, Departamentin e Investimeve dhe paraprakisht të ketë aprovim.
Afati kohor i angazhimit të ekspertit/es ndërkombëtar
Kohëzgjatja e detyrës është 85 ditë pune. Të gjitha aktivitetet do të zbatohen në konsultim dhe bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Investimeve.

Propozimi i metodologjisë – Eksperti/ja ndërkombëtar/e duhet të ofrojë propozimin e metodologjisë për hartimin e dokumentit strategjik.

Propozimi Financiar – Eksperti/ja ndërkombëtar/e duhet të ofrojë propozimin financiar të shumës së ndarë sipas fazave dhe gjithëpërfshirëse (totalin). Ofertuesi duhet të tregojë dhe të sigurojë që të gjitha kostot të përfshihen siç duhet në propozimin financiar të paraqitur.

Plani dinamik kohor – Eksperti/ja ndërkombëtar/e duhet të dorëzojë planin dinamik të detajuar të punës me të cilin dëshmon se drafti i dokumentit strategjik dhe Plani i Veprimit me kostim do të përfundohet më së largu dhjetë muaj nga data e nënshkrimit të kontratës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *