Die. Nën 24th, 2024

MINT rrit numrin e inspektimeve në treg, ndalohet importimi i 200 kositëseve të barit me origjinë nga Kina

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Inspektorati i Tregut ka shtuar prezencën e inspektorëve në treg.

Gjatë inspektimit, inspektorët kanë vendosur për ndalimin e importimit të 200 kositëseve të barit me rrymë me origjinë nga Kina, për shkak se të njëjtat nuk i kanë plotësuar kërkesat ligjore të sigurisë dhe si të tilla nuk mund të vendosen në treg për konsumatorët.

Po ashtu është ndaluar edhe ekspozimi i cigareve elektronike, është bërë mbikëqyrja e tregtisë dhe cilësisë së naftës e vajrave motorike, verifikimi i produkteve për përmbushje të standardeve dhe të sigurisë.

Inspektorati ka kryer edhe 55 kontrolle te Operatorët Ekonomik në tërë territorin e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Inspektorati i Tregut ka shtuar prezencën e inspektorëve në treg, çfarë edhe ka dhënë rezultate konkrete me theks të veçantë në mbrojtjen e konsumatorit. Inspektorët, kanë vendosur për ndalimin e importimit të 200 kositëseve të barit me rrymë me origjinë nga Kina, për shkak se të njëjtat nuk i kanë plotësuar kërkesat ligjore të sigurisë dhe si të tilla nuk mund të vendosen në treg për konsumatorët.

Gjithashtu, është ndaluar ekspozimi i cigareve elektronike, është bërë mbikëqyrja e tregtisë dhe cilësisë së naftës e vajrave motorike, verifikimi i produkteve për përmbushje të standardeve dhe të sigurisë etj.

Gjatë javës së kaluar, Inspektorati ka kryer 55 kontrolle te Operatorët Ekonomik në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Si rezultat i besueshmërisë së qytetarëve në efikasitetin e punës së MINT, janë pranuar dhe shqytuar 98 ankesa të konsumatorëve.

Me qëllim të analizimit të cilësisë së produkteve të naftës janë marrë 30 mostra për testim në laboratorët e akredituar. Verifikimi i peshës së bukës dhe sasisë së naftës, po ashtu kanë qenë në fokus të inspektorëve, bërë në bashkëpunim me Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës që funksionin brenda në MINT.

Inspektorët kanë vazhduar edhe me monitorimin e rregullt të çmimeve të produkteve të naftës te pikat shitëse me pakicë. Inspektorati i Tregut, do të vijoj të mbikëqyrë tregun me intensitet të shtuar dhe të trajtojë secilën nga ankesat e konsumatorëve, për çfarë edhe i inkurajon ata që të paraqesin parregullsitë që hasin. /IndeksOnline/

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *