Die. Nën 24th, 2024

Miratohet rezoluta e OKB-së për armëpushimin në Gaza

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që bën thirrje për “armëpushim të menjëhershëm” në Gaza. Katërmbëdhjetë vende mbështetën projekt-rezolutën e paraqitur nga anëtarët jo të përhershëm të vendit.

Ndryshe nga hera e kaluar, SHBA nuk ka vendosur veton por ka abstenuar.

Në rezolutën e re, sipas një versioni të parë nga AFP-ja, kërkohet “një armëpushim i menjëhershëm” gjatë muajit të Ramazanit që do të çonte në një armëpushim të qëndrueshëm dhe të përhershëm./abcnews.al

Rezoluta po ashtu kërkon lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve si dhe heqjen e pengesave që do të mundësonte dërgimin e ndihmave humanitare.

Rezoluta u hartua nga anëtarët jo të përhershëm të Këshillit, të cilët kanë negociuar gjatë fundjavës me SHBA-në për të shmangur vendosjen e vetos.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *