Atentatori i Donald Trump në Pensilvani është identifikuar si Thomas Matthew Crooks.
Ai u ekzekutua pasi qëlloi ndaj Trump, i cili po mbante një fjalim në Pensilvani duke iu drejtuar mbështetësve të tij.
Pas atentatit që po hetohet si “tentativë vrasjeje” ndaj ish-Presidentit janë ngritur shumë pikëpyetje mbi rolin e shërbimeve sekrete në parandalimin e ngjarjes.
Dyshimet shtohen pas dëshmive që kanë dhënë në media disa persona të pranishëm në tubim, të cilët kanë njoftuar shërbimet e sigurisë mbi personin që po ngjitej në çati, nga ku qëlloi më pas mbi Trump.