Sht. Nën 23rd, 2024

Molliqaj pas sulmit terrorist në Banjskë: Të kthehet diskutimi në një proces tjetër, si ripërcaktimi i kufijve

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj thotë se është e nevojshme që mes Serbisë dhe Kosovës të ketë një tjetër proces dialogues, ku në tryezë të flitet për ripërcaktim kufijsh.

“Thelbi i problemit është se çfarë do të ndodh me Kosovën dhe me procesin dialogues. Unë mendoj se ka ardhur koha të kthehet diskutimi për një proces tjetër dialogues ai i cili është ripërcaktimi i kufijve. Mendoj se për informimin tuaj, Radoiçiçi ishte vetëm një kryekriminel në veriun e Kosovës, që tani është më i fuqishmi në Serbi, tani është ai nesër do të jetë një tjetër.

Problemi është se ne kemi qytetar serb që jetojnë në Mitrovicën e veriut që nuk duan të jetojnë me Kosovën dhe kemi shqiptarë që nuk duan të jetojnë në Serbi. Të dyja palët kanë të drejtë në mendimin tim. Zgjedhja është politike, vendimi duhet të jetë politik”,-tha Molliqaj në Euroneës Albania.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *