Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se lojë e fshehjes së draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe janë bërë edhe dy liderët opozitarë, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku.
Molliqaj ka shkruar në “Facebook” se këta dy liderë Plpo i shërbejnë Kurtit edhe në menaxhimin e opinionit publik.
“Pjesë e kësaj loje janë bërë edhe Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku. Ata jo thjesht kanë abstenuar nga çfarëdo kundërshtimi. Po i shërbejnë Kurtit edhe në menaxhimin e opinionit publik. Marrëveshjen e din Kurti, mbase Besnik Bislimi; e kanë parë edhe liderët opozitarë, askush tjetër”, ka shkruar Molliqaj.
Postimi i plotë:
Drafti po fshihet sepse drafti po dihet. Kështu do të thoshte kryeministri në një tjetër kohë dhe nga një tjetër pozicion. Do të kishte të drejtë sepse mungesa e transparencës nuk është thjesht fshehje e informatës. Është përmbajtja problematike e lajmit, arsyeja e fshehjes.
Dialogu që ka udhëhequr Kurti është më i mbylluri dhe më i fshehti. Po na rezulton edhe më i dëmshmi. Edhe sanksione edhe Asociacion. Sa më shumë sekrete aq më shumë dëme. Drafti tashmë është pranuar, pse nuk zbulohet?!
Puna e fshehtë është mënyra e kryeministrit. Pjesë e kësaj loje janë bërë edhe Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku. Ata jo thjesht kanë abstenuar nga çfarëdo kundërshtimi. Po i shërbejnë Kurtit edhe në menaxhimin e opinionit publik. Marrëveshjen e din Kurti, mbase Besnik Bislimi; e kanë parë edhe liderët opozitarë, askush tjetër.