Die. Nën 24th, 2024

Molliqaj: Ujdia e Ohrit në qendër e ka autonominë për serbët e Kosovës, disponim i madh i qytetarëve për protestë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se tanimë është e qartë se ujdia e arritur në Ohër edhe në thelb dhe në qendër e ka autonominë për serbët e Kosovës.

I pari i PSD-së, ka thënë se me këtë marrëveshje, Kosova ka marrë obligime të mëdha.

Në një intervistë për IndeksOnline, kreu i PSD-së ka thënë se tani kanë me negociu çështje të rregullimit të brendshme.

Molliqaj në këtë intervistë ka folur edhe për nenin 7 të marrëveshjes ku flitet për vetëmenaxhim për serbët e Kosovës.

Duke folur për protestën e ftuar nga subjekti të cilin ai e drejton, Molliqaj ka thënë se e kanë ftuar protestën për shkak se janë shumë të shqetësuar dhe se rendi aktual kushtetues po dëmtohet.

“Po punojmë përditë për mobilizimin e saj, kemi ftuar katër prej partive që kanë shpreh kritikë. Qytetarët shpresoj se do ta shfrytëzojnë ftesën pavarësisht dallimeve partiake. Nuk njoh në historinë politike të Kosovës përveç për shpalljen e pavarësisë së Kosovës që kanë qenë unik ose pro. Tani në mënyrë unanime që thonë se plani është i keq”, ka thënë Molliqaj.

Në këtë intervistë, Molliqaj ka folur edhe për qeverisjen dy vjeçare të Albin Kurtit, për të cilin ka thënë se Kurti po e do pushtetin më shumë se çdo gjë tjetër.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *