Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dekoruar me medalje pjesëtarët e FSK’së që morën pjesë në operacionin ndërkombëtar “Interflex”.
“Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim pjesëtarët e FSK-së, të cilët ishin pjesë e kontingjentit pjesëmarrës në operacionin ndërkombëtar “Interflex”. Me këtë rast, për performancën e jashtëzakonshme dhe kontributin e dhënë në kuadër të operacionit “Interflex”, ministri i dekoroi ata me medalje për “Pjesëmarrje në Operacione Ndërkombëtare” .”
Maqedonci ka shprehur mirënjohje për ushtarakët “që me profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë shërbimit në këtë operacion përfaqësuan denjësisht Republikën e Kosovës”.
“Në këto periudhë, mbështetja ofruar Ukrainës është qenësore që përballë agresorit e drejta të triumfojë”, tha Maqedonci.
“Në këtë operacion ushtarakët e FSK-së për gjashtë muaj me radhë përkrah ushtrisë britanike dhe dymbëdhjetë shteteve të tjera pjesëmarrëse ofruan trajnime për Forcat e Armatosura Ukrainase, në nivelin taktik e luftarak.”