Mër. Jan 8th, 2025

“Mos gënje kryetar” – Çeku i reagon Përparim Ramës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku i ka reaguar kryetarit të Prishtinës Përparim Rama, lidhur me deklaratat e tij për palestrën multisportive dhe zonën ekonomike.

Çeku i ka thënë Ramës se me gënjeshtra nuk ecet përpara.

“Të lutem, kryetar, mos gënje! Lokacioni i dakorduar nga ju dhe Federata e Basketbollit për realizimin e palestrës multisportive gjendet në Hajvali, pranë Qendrës Nacionale të Futbollit dhe nuk ka të bëjë fare me lokacionin ku dëshironi ta realizoni projektin e kampusit sportiv në Bernicë, përkatësisht Fshatin Olimpik. Gjatë tërë vitit 2024 Komuna e Prishtinës nuk ndërmori asnjë hap për ta konkretizuar zotimin tuaj dhe plotësuar kërkesën e FBK-së. Me gënjeshtra nuk ecet përpara. Nëse jeni serioz, dërgojeni vendimin në Kuvendin e Komunës për lokacionin që jeni dakorduar me FBK-në, duke mundësuar kështu realizimin e plotë të projektit nga MKRS-ja. PS. Nga grupi i VV-së më thanë që do të votojnë PËR. Dërgoje”, thuhet në reagimin e ministrit Çeku.!

Ndryshe Rama një ditë më parë ka deklaruar se lokacioni dhe plani për palestrën janë refuzuar katër herë nga asambleistët e Vetëvendosjes. Sipas tij përhapja e propagandës dhe mungesa e bashkëpunimit politik, po dëmtojnë Prishtinën dhe qytetarët e saj.

“Faji për vonesat bie mbi bllokimin e qëllimshëm nga Vetëvendosje dhe jo mbi komunën”, ka thënë Rama.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *