Akoma po vazhdon numri i lartë i vdekjeve si pasojë e Coidit në Kosovë.
11 qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave të IKSHPK-së.
Sipas njoftimit pesë prej tyre kanë mbi moshën 80 vjeç.
Një i moshës 70-79 vjeç, po ashtu edhe një person tjetër i moshës 60-69 vjeç.
Tre nga ta të moshës 50-59 vjeç ndërsa një i moshës 40-49 vjeç.
Po, ashtu Ministria ka treguar se edhe nga cilat komuna janë 11 të vdekurit nga Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë në bazë të raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 259 raste të reja me COVID-19,
Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.147.803 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 425.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 6.630 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 11.862.