Sht. Nën 23rd, 2024

MOTI NË KOSOVË DHE SHQIPËRI

KOSOVË

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe reshje lokale shiu.

Në zona të caktuara, reshjet e shiut pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me vetëtime dhe bubullimë.

Temperaturat minimale do të lëvizin në mes 8 dhe 11 gradë Celsius, kurse maksimalet prej 13 deri në 17 gradë
.
Era do fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, e cila në momente të veçanta pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-61 km/h./MeteoKosova.

SHQIPËRI
SIPAS IHMSH-SE

(e premte, dt. 03) priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë,
Elbasan dhe Fier por lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan të shoqëruara me shtrëngata. Në
qarqet e tjera priten reshje të dobëta por lokalisht mesatare .

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të
ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan.
TEMPERATURA
(e premte, dt. 03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 18 °C
në vendet e ulëta: 12 / 19 °C
në vendet malore: 8 / 12 °C

ERA
(e premte, dt. 03) era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.

ZJARRET NË PYJE
———————-
(e premte, dt. 03) pritet niveli “S’KA RREZIK” në të gjithat qarqet e vendit.
NIVELET E RREZIKUT S’KA RREZIK I ULËT I MODERUAR I LARTË

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *