Enj. Nën 28th, 2024

MSh blen 8 milionë euro barna nga Serbia, Kadrijaj: Këta të VV-së edhe kur rrejnë nuk skuqen

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se deputetë, ministra e zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, edhe kur rrejnë nuk skuqen.

Kadrijaj përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për blerjen e barnave në Serbi.

“Këta të Lëvizjes Vetëvendosje edhe kur rrejnë nuk skuqen. E kur të ju del rrena prap se kanë dert se këta janë VV. Shumë me bindje folke në Kuvend ministri Vitia, ministri i tri mandateve e me zero rezultate, se këta nuk bajnë kompromise e që nuk blejnë barna në Serbi.

E tash këto 8 milionë për dy vjet, çka janë Arben. Bile keni ble edhe pse keni thanë që keni ndal importin e mallrave nga Serbia. Hajde mashtrues hajde!”, ka thënë Kadrijaj.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *