Sht. Mar 29th, 2025

Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Shpërndahen 250 paketa ushqimore, Maliqi: Donatorë shqiptarët e Australisë e biznesmen vendës

Në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit, në Xhaminë “Bedri Kamberi” në Prishtinë, janë shpërndarë mbi 250 paketa ushqimore për familje të ndryshme nevojtare.

Ky akt bamirësie ka për qëllim të mbështesë ata që kanë më shumë nevojë gjatë kësaj periudhe të shenjtë, e cila është e njohur për mirësinë dhe ndihmën ndaj të tjerëve.

Imami i xhamisë “Bedri Kamberi”, Labinot Maliqi, ka dhënë detaje lidhur me shpërndarjen e këtyre pakove dhe donatorët që kanë mundësuar këtë veprim.

Sipas tij, shumica e pakove janë orientuar për familje të cilat përballen me vështirësi të veçanta, duke përfshirë familje me fëmijë autik, fëmijë me Sindromën Down, si dhe familje me të verbër, shurdhër-memecë dhe të tjerë me aftësi të kufizuara.

Po ashtu, janë mbështetur edhe familje të personave të pagjetur, veteranë të luftës, invalide të luftës dhe jetimët që përballen me sfida të mëdha në jetën e përditshme.

Përveç donatorëve vendorë nga Kosova, mbi 172 paketa janë financuar nga shqiptarët që jetojnë në Sidney të Australisë, dhe ky kontribut i pasur ka ndihmuar që të shpërndahet një ndihmë e rëndësishme për ata që kanë nevojë më shumë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *