Hën. Mar 31st, 2025

Muharremi: ZRrE-ja ka bllokuar sistemin për pranimin e ankesave, qytetarët s’po arrijnë t’i dërgojnë komentet e tyre

Sot është dita e fundit ku qytetarët mund të adresojnë ankesat e tyre rreth rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Njohësi dhe analisti, Shenoll Muharremi përmes Facebook-ut ka reaguar duke njoftuar se qytetarët nuk po mund të dërgojnë komentet përmes e-mailit drejtuar ZRrE-së.

Sipas Muharremit sistemi është bllokuar dhe kjo e kompromiton procesin e konsultimit nga ZRrE-ja.

“Zyra e rregullatorit duhet të përgatitet më mirë për konsultime. Nëse njerëzit vazhdojnë me dërgu fakte që reagimet e tyre nuk po pranohen, ZRrE-ja duhet me përsëritë procesin e konsultimeve. Gjithashtu duhet me organizu sesione informative cilësore me publikun dhe gazetarët për me i njoftu rreth propozimeve të tyre”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se rritja e paralajmëruar për çmimet e energjisë elektrike nga ana e ZRrE-së është 15%. Ky vendim pas miratimit pritet të hyjë në fuqi në muajin prill.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *