Die. Nën 24th, 2024

Murati: Me vlerat e koeficientit 125 e 130 do të rëndohej norma tatimore e sektorit privat

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është shprehur se ka rritje të buxhetit për paga, që më pas, sic tha, është shpërndarë në Ligjin e Pagave.

Murati komentoi edhe vlerat e koeficientit të propozuara nga partitë opozitare, ku tha se nëse merret vlera e koeficientit prej 125 euro, atëherë paga mesatare do të ishte 870 euro, e nëse do të merrej ai prej 130 euro, paga mesatare do të ishte 900 euro.

“Pyetja është se ku merren këto para. Këto para, rëndom merren në sektorin privat, pra taksapaguesit që punojnë në sektorin privat, merret ky tatim. Në sektorin privat paga mesatare është 420 euro”.

“Propozimi i opozitës është që të rëndohet paga në sektorin privat e të rritet paga mesatare në sektorin publik”, është shprehur Murati.

Tutje, ai tha e brenda kufijve ekzistues, pa pasur nevojë të rritet norma tatimore, vlera e koeficientit prej 105 euro është maksimumi i akomodimit.

“Ndërsa, po të kishte koeficient në sektorin privat, atëherë aktualisht ajo do të ishte 60 euro”, tha Murati.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *