Sht. Nën 23rd, 2024

Musliu-Kurtit: Merru me punët tua e lëre Zvicrën se ata i kanë ndreq punët e veta!

Deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu Shoshi, ka vazhduar kritikat në adresë të kryeministrit Albin Kurti. Musliu Shoshi ka thënë se veq me Albinin ndodh qe me qenë kryeministër i një shteti pa fuqi ekonomike e ushtarake dhe pa ndikim politik, me gjetë motive me u pëzi në çdo vend që mban zgjedhje parlamentare e presidenciale, prej Shqipërisë deri në SHBA.

“Veç me Albinin ndodh me qenë kryeminister i një shteti pa fuqi ekonomike, ushtarake, pa ndikim politik me gjetë motiv e kohë me u përzi në çdo vend që mban zgjedhje parlamentare a presidenciale, prej Shqipërisë e deri në SHBA. Merru me punët tua e lëre Zvicrën se ata i kanë ndreq punët e veta!”, ka shkruar Musliu Shoshi në Facebook.

Ndryshe, bashkëpunimi i kryeministri të Kosovës Albin Kurti, me Partinë Socialdemokrate të Cedric Wermuth, nuk po pëlqehet në Zvicër. Sipas mediave zvicrane, një panel diskutimi i organizuar nga Partia Socialdemokrate zvicerane në të cilin pritet të marrë pjesë kryeministri, Albin Kurti gjatë shtatorit, ka nxitur reagime atje, meqë në Zvicër do të mbahen zgjedhjet në tetor.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *