Sht. Nën 23rd, 2024

Musliu-Shoshi “përplaset” me Gërvalla-Schwarz për arritjet e MPJD-së, thotë se janë zero

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, është përplasur me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Gjatë takimit të Komisionit për Punë të Jashtme, Musliu-Shoshi i ka thënë ministres Gërvalla-Schwarz që MPJD është në qiell, por rezultatet e tyre janë zero.

Sipas Musliu-Shoshit, Kosova këtë vit nuk ka bërë aspak progres me njohjet e reja, me anëtarësim në organizata ndërkombëtare e as në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Musliu-Shoshi thotë se edhe aplikimi “simbolik” që është bërë nga Kosova, ëpr të mbetur në sirtarët e Këshillit të Evropës dhe për anëtarësim në BE, janë bërë pasi PDK që nga viti 2012 ka qenë duke e përgaditur “rrugën” e Kosovës për këto aplikime.

“Të gjitha janë në qiell zonja Ministre, asnjë nuk janë reale. Aplikimi ynë ka përfunduar aty ku e keni dorëzu, në zyrën e zëvendëssekretarit. As në zyrën e sekretarit nuk e keni dorëzu. Pra, në nuk kemi arritë që të jemi pjesë e agjendës zyrtare në Këshillin e Evropës. Këtë ta kam thënë edhe kur keni apliku. Ne është dashtë që lobimin ta bëjmë paraprakisht, që të jemi pjesë e agjendës në maj të vitit 2022 e tani të kemi opinionin ligjor dhe të kemi avancim në asamblenë e Këshillit të Evropës… thatë që keni mbështetjen e shumë shteteve. Gjithmonë kjo mbështetje ka qenë, asnjë shtet më shumë nuk e kemi… që nga viti 2012 i kemi 34 që janë njohëse” tha Musliu-Shoshi.

Reagimi i Gërvalla-Schwarz ishte i menjëhershëm, duke e pyetur deputeten e PDK-së se përse pra nuk e ka bërë partia e saj aplikimin në fjalë.

“Votat kanë qenë që nga viti 2012. Përse ne nuk kemi apliku në Asamble dhe në Bashkim Evropian është sepse ne është dashur të shtrojmë rrugën që ju sot të keni mundësinë të aplikoni” iu kundërpërgjigj Musliu-Shoshi

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *