Hën. Nën 25th, 2024

Musliu Shoshi: Serbia feston mosanetaresimin e Kosoves ne KiE

Këshilli i Ministrave i Këshillit të Evropës nuk e kanë futur sot në agjendë anëtarësimit e Kosovës dhe as nuk morën vendim për thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshmë në lidhje me këtë çështje.

Në lidhje me këtë ka reaguar deputetja nga ardhët e PDK-së Ariana Musliu- Shoshi. Ajo ka thënë se fatkeqësia e Kosovës është që falë udhëheqjes së Albin Kurtit, sot feston Serbia me mosantarësimin e Kosovës në KiE.

“Fatkeqësia e Kosovës është që falë udhëheqjes së Albin Kurtit sot feston Serbia me mosantarësimin e Kosovës në KiE! Injorantë e keqdashës për Kosovën deri në palcë! Nuk duan, nuk dijnë, nuk munden! P.S. Tregoni Donikës që opinioni i Asamblesë së Këshillit të Evropës është VETËM rekomandim për Komitetin e Ministrave”, ka shkruar Musliu- Shoshi në Facebook

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *