Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka folur për dështimin e themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar në Kuvend, lidhur me menaxhimin e krizës së energjisë.
Mustafa në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka treguar arsyen se pse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka votuar për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar.
“Ishte një kërkesë që të themelojmë një komision themeluar për keqmenaxhimin e krizës energjetike në Kosovë këto 12 muajt e fundit, ishte edhe me e çuditshme që LVV-ja në mënyrë sarkastike duke ofenduar parlamentin dhe gjithë qytetarët e Kosovës propozoi katër emra siç ishin pajtuar paraprakisht pra katër anëtarë për këtë komision mirëpo kur erdhi koha e votuan kundër dhe kjo është hera e parë në historinë e Kuvendit partia në pushtet edhe pse propozoi katër emra vendosi që të votoj kundër. Ishte një tentim për të lejuar një lojë fëmijërore për të ç’fajësuar vetën kinse ne po i propozojmë katër emra por pastaj fakti që deputetët e partive opozitare filluan të diskutojnë rreth kësaj teme na qenka disi e pa pranueshme për LVV-në. Vetëvendosje qenka e shokuar që deputet e partive opozitave debatojnë dhe diskutojnë për temën e ditës në Kuvend dhe mu për këtë arsye kinse vendosen që të mos votojnë për themelimin e Komisionit Parlamentar”, ka thënë ai.
Sipas tij, me veprimet e VV-së kundër themelimit është e qartë që kanë diqka për të fshehur.
“Vetëvendosje fëmijnore dhe politike të dobët të shkollës fillore vendosi kinse po emërojmë katër emra dhe pastaj nuk po e votojmë sepse në Kuvend po u debatoja dhe kjo e bën më së të qartë se kanë diçka për të fshehur që janë të vetishëm që nuk kanë pasur menaxhim të krizës por keqmenaxhim”, tha Mustafa.
Po ashtu, ai thotë se opozita do të insistojë që të themelohet ky Komision me apo pa LVV-në.
“Do të insistojmë që kjo të themelohet, dhe mund ta realizojmë një gjë të tillë me 40 nënshkrime të deputetëve do e sjellim përsëri në pikë të rendit të ditës dhe ky komision me apo pa LVV-në do të themelohet ky komision dhe do të hetojmë deri në fund se sa keq me të vërtetë qenka keqmenaxhuar kriza energjetike në vend”, ka përfunduar Mustafa.