Sht. Pri 12th, 2025

Mustafa: Pas konstituimit të kuvendit do ta thërrasim në raportin bordin e ZRrE-së

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se kjo parti, sapo të konstituohet kuvendi do ta thërrasin në raportim bordin e ZRrE-së.

Mustafa tha se do të kërkojnë që urgjentisht bordi i ZRrE-së ta revokojë vendimin e sotëm për rritjen e çmimit të energjisë prej 16 për qind.

“Do të diskutojmë në komisione dhe në seancë, ku do të paraqesim rezolutë për shkarkimin e bordit të ZRRE-së. Nëse në këtë legjislaturë ka deputetë që përfaqësojnë interesin e qytetarëve, atëherë do ta shkarkojmë bordin aktual”.

“Nëse bordi aktual nuk e shfuqizon vendimin, atëherë bordi i ri do ta bëjë këtë pa asnjë dyshim. ZRRE-ja duhet të ketë një bord profesional dhe transparent, që publikon pasqyrat financiare (fitimet) të KEDS-it dhe KESCO-s”, tha Mustafa.

Më tej, ai u shpreh se kuvendi gjithashtu duhet të ketë raport të saktë për tregtinë me energji, por edhe për investimet që KEDS-i është i obliguar t’i bëjë në rrjet, sipas kontratës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *