Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka komentuar premtimin e fundit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti lidhur me pagat në sektorin publik.
Sipas Mustafës, premtimet e thata i njeh më së miri Kurti, ai është mjeshtër i tyre.
Më tutje deputeti i LDK-së është shprehur se për dallim prej kësaj qeverie, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka vizionin, udhëheqësinë, ekipin dhe programin e qartë me hapa konkret për Kosovën.
Vendosmëria jonë për implementimin e plotë të zotimeve tona do të jetë e qartë që në javën e parë të qeverisjes sonë. Ndryshimi po vjen, ka shtuar më tutje Mustafa