Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka drejtuar akuza në drejtim të Qeverive të kaluara për siç ka thënë keqpërdorimet me tekstet shkollore.
Në seancën e jashtëzakonshme për dështimin e Qeverisë për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024, ajo shtoi se rreth 25 milionë euro janë shpenzuar për librat e që kanë përfunduar nëpër podrume të shkollave.
Madje sipas saj, tekstet janë blerë 125 për qind më shtrenjtë se në Shqipëri. Tekstet janë parë më shumë si biznes, dhe se tekstet janë parë më shumë si biznes.
“Dështimet e qeverive të kaluara jo vetëm për shpenzimeve e keqpërdorimeve të qindra miliona euro. Rreth 25 milionë euro janë shpenzuar për librat e që kanë përfunduar nëpër podrume të shkollave. Ka grumbuj të teksteve shkollore që nuk janë përdorur dhe se të gjitha tekstet janë blerë pa u përdorur”.
“Çfarë kemi bërë ne. E para në marrjen e mandatit kemi punuar në ligjin për tekstet shkollore sepse në gjetjet e auditorit është parë se ka abuzime me tekste shkollore. Pra kemi tekste që janë 125 për qind më shtrenjtë se në Shqipëri. Tekstet janë parë më shumë si biznes”, tha Nagavci.