Mar. Nën 26th, 2024

Ndahen 400 mijë euro për vazhdimin e rrugës B, punimet përfundojnë gjatë këtij viti

Komuna e Prishtinës ka kontraktuar një kompani për ndërtimin e kolektorit për vazhdimin e rrugës “B”.

Sipas njoftimit në platformën E-prokurimi, për këtë proces tenderues kishin aplikuar tri kompani, ndërsa komuna e ka shpërblyer me kontratë grupin e operatorëve ekonomikë.

“Milenium Konstrruction SH.P.K, Ileaa-Gr SH.P.K me vlerën 399 mijë e 700 euro. Krenar Xhaferi drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, ka treguar për “IndeksOnline”-n, se ndërtimi i këtij kolektori do të mundësojë vazhdimin e rrugës nga rrethi i rrugës “B” deri te kolektori i rrugës “A”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *