Mar. Mar 18th, 2025

Ndalohet për 48 orë personi i dyshuari për grisjen e Kuranit

Personi me inicialet I.P i cili dyshohet se ka grisur librin e shenjtë Kuranin është ndaluar me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Specila, Liridona Kozmaqi.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur konfirmoj se me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është ndaluar një person me inicialet I.P. I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale- Nxitja e përçarjes dhe mos durimit, e sanksionuar me nenin 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në këtë fazë ky është i gjithë informacioni që mund të bëhet publik”, ka thënë Kozmaqi.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se drejtoria Kundër Terrorizmit me Drejtorinë Rajonale Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, sot ka arrestuar një person mashkull kosovar, i dyshuar për veprën penale nga KPK Neni 141 “Nxitja e urrejtjes përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”. Lidhur me këtë rast po ashtu është bastisur shtëpia ku jeton i dyshuari në rajonin e Prizrenit.

“Personi në fjalë ka të kaluar kriminale për Vrasje, Dhunë në Familje dhe Kanosje, po ashtu i njëjti vuan nga një sëmundje psikike si dhe ka pranuar tretman psikiatrik obligativ”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *