Mër. Pri 2nd, 2025

Ndalohet vizita e ministrit të Serbisë në Kosovë, për shkak të refuzimit të vizitës së ministrit Çeku në Preshevë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës refuzoi kërkesën për vizitën e ministrit të Shëndetësisë të Serbisë, Zllatibor Llonçar, në Kosovë, për shkak të refuzimit nga autoritetet serbe të vizitës të ministrit të Kulturës të Kosovës, Hajrulla Çeku në Preshevë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, ka dorëzuar kërkesën për vizitën e ministrit Çeku më 20 mars 2025, ndërsa nuk ka marrë asnjë përgjigje nga pala serbe deri më 26 mars, ditën kur ishte planifikuar vizita. Nga ana tjetër, pala serbe ka parashtruar kërkesën e saj më 24 mars, pra katër ditë pas kërkesës sonë, dhe ka kërkuar që vizita e tyre të marrë përparësi. Pra që ne ta miratojmë kërkesën e tyre para se ata të trajtojnë kërkesën tonë, ani pse ne të parët kemi bërë kërkesën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *