Sht. Nën 23rd, 2024

Ndryshime në Policinë Rajonale në Prizren, këta janë eprorët që u emëruan në katër pozita

Në disa drejtori të Policisë së Kosovës, po vazhdojnë ndryshimet dhe emërimet në pozita të ndryshme të disa zyrtarëve e eprorëve brenda këtij institucioni. Ndryshime të tilla kanë ndodhur së fundmi në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.

Media ka mësuar se bëhet fjalë për ndryshime në katër pozita, në stacionin policor në Prizren, si dhe në drejtorinë rajonale – pas propozimeve të bëra, që janë aprovuar nga Policia e Kosovës.

Nënkoloneli Lulëzim Shala, i cili ka udhëhequr Operativën Rajonale është emëruar zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.

Në vendin e tij, si shef i Operativës Rajonale është caktuar major Vehbi Zekolli, i cili ka qenë komandant i stacionit policor Alfa në Prizren.

Kapiten Nexhdet Mrasori, i cili ka qenë zëvendëskomandant në stacionin policor në Prizren është emëruar komandant i këtij stacioni.

Kurse në pozitën e shefit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Rajonale është emëruar kapiten Faruk Beqiri, i cili më parë ka qenë shef i Krimteknikës në Hetimet Rajonale.

Këto vendime kanë hyrë në fuqi nga sot.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *